Reagim kundër shkrimit tendencioz të Halil Matoshit për kryeministrin e Shqipërisë zotin Sali Berishen

Nga Asllan Dibrani

Koment:

Mesazhet folklorike nga vizita e Berishës na lënë jashtë Evropës reagim kundër

Analistit Halil Matoshit

Zotëri analist Halli Matoshi, Kryeministri i Shqipërisë zoti Sali Berisha gëzon një simpati të kosovarët duke u mbështetur në gjuhën e argumenteve që ndriçuan në të gjithë sferat e hapsirës shqiptare, argumentoj vetën si një politikan i pa krahasueshëm në reformat dhe ndryshimet që i bëri Shqipërisë, një politikan siç është Berisha në sinjalet e një lideri të vetëm të kombit është shumë e natyrshme që shqiptarët e Kosovës kanë shprehur emocionet e veta edhe rrugëve të Kosovës siç thoni ju si një tribun duke e pritur me dhurata dekorime etj Jehoi me një reflektim të fuqishëm prezenca e vizës së Sali Berishës në Kosovë duke i përmbushur virtytet e një patrioti ,burrshteti ,intelektuali,shkencëtari dhe një arkitekti ma t i spikatur dhe ma i merituar i kauzës shqiptare siç ceku edhe zoti Hashim Thaqi në deklaratën e tij pranë medieve . Zoti analist Halil Matoshi në çdo vend të botës universiteti është çerdhja e vetëdijes ku përgatitën kuadro të shkencës, kulturës, artit politikë etj ,me një fjalë është koka e trupit të çdo populli prandaj edhe Universitetin e Prishtinës e rangoj si të tillë,ku baza themelore e prishjes së themeleve të ish Jugosllavisë ,pikërisht këtu u fillua në Universitetin tonë të Prishtinë,prandaj zoti Berisha pikërisht nga ky Universitet u dekorua për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë në Arsim dhe Shkencë edhe për çështjen shqiptare, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka marrë titullin më të lartë që ndan Universiteti i Prishtinës - “Doctor Honoris Causa”.Zoti analist sipas jush Universiteti i Prishtinës duhet të gjykohet për këtë gjest qe ju bë Dr. Sali Berishës një nderë, me një pritje madhështore duke e vlerësuar me figurat ma të ndritshme,duke e krahasuar edhe me figura ndërkombëtare qe vetëm njerëzve të kalibrit të tij janë dekoruar ma parë nga Universiteti i Prishtinës.

Për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë për çështjen shqiptare e në veçanti për Kosovën e pavarur e demokratike, presidenti Fatmir Sejdiu, dekoroj kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën me“Medaljen e Artë të Lirisë”.Kryeministri i Shqipërisë u nderua edhe me një mirënjohje" Qytetar nderi i qytetit të Prizrenit" në qytetin historik të Prizrenit një qytet që la gjurmët e veta në interesin kombëtar.Dr. Berisha pos suazave të kornizës shqiptare me qindra mirënjohje ,dekorime dhe falmnderime mori edhe nga popujt tjerë të arenës ndëkombëtare.


Presidenti Sejdiu dekoron kryeministrin

e Shqiperisë Dr.Sali Berishe nme“Medaljen e Artë të Lirisë”


Kryeministri Berisha e pranoi këtë medalje pas një fjalimi që mbajti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës në një seancë solemne. Ai tha se “Medalja e lirisë” përbënë një akt krenarie, për të gjithë kontributin që qytetarët e Kosovës kanë dhënë për lirinë e kombit, për lirinë e rajonit dhe më gjerë .Pastaj zoti analist edhe këtë gjest sipas teje duhet të gjykohet sepse zoti Berisha pos elektoratit ne zgjedhjet në Shqipëri që i fitoj ky po del vetvetiu nje tribunë kombëtar dhe një lider i moderuar e jo siç e quani ju në formë cinikenjë politikan tip veriu ju bëni një ndasi krahinore, sepse ai dha maksimumin e një intelektuali në proporcion me rrethanat e sistemit shoqëror që trashigoj Shqipëria pas sistemit komunist, Dr.Sali Berisha vlerësohet si politikan i suksesshëm pas aq kundërthënieve te mbarëvajtjes së zhvillimeve në Shqipëri .Ju zotëri Matoshi i vlerësoni emocionet e atdhedashurisë të theksuara pran publikut nga Berisha për çështje kombëtare si folklor, prapë është gabim i juaj se Berisha është një promotor i zhvillimit të Shqipërisë njëkohësisht edhe i zhvillimit të Kosovës vetëm më rrugën që solli deri në Kosovë nga Durrës, ai bëri një kryevepër për kombin shqiptar.

Zoti Berisha theu murin ndër shqiptarë më vëllaun e vogël Hashim Thaqin


Ndikoj në fushën ekonomike, politike dhe kulturore në të dy anët e kufirit. Për dobësitë e qeverive tona në Kosovë ,për korrupsionin dhe keq menaxhimin Berisha nuk mbanë përgjegjësi ,ai arriti ta ndali korrupsionin dhe bëri reforma të mëdha në Shqipëri.


Shprehje e Berishes zero tolerancë ndaj

krimit të organizuar


I arrestoj grupet kriminale anembanë botës që kryen vepra kriminale në Shqipëri .Zoti analist ti gjykoje mosfunksionimin e gjendjes politike dhe juridike në Kosovë që para syve tu sillen vërdallë hajnat ,korrupsioni dhe kriminelët dhe e zvarrisin sovranitetin dhe integritetin e Kosovës drejt integrimit në arenën ndërkombëtare,dhe hecjes përpara sipas propozimeve të njerëzve me pikëpamje kombëtare siç është Zoti Sali Berisha. Sa i përket deklaratave të zotit Berisha që ju kanë tremb aq shumë juve që po mbesim jashtë Evropës mos u merakos se kjo politikë evropiane na ndau në 5-6 shtete në Ballkan!

Politika ndër kombëtare që është duke e ndjekur Berisha me stafin e vet janë të arritura të pa mohueshme se ne saje të politikë së Berishes sot Shqipëria u radhit në shtetet ma të fuqishme në kuadrin e Natos ,shtete me një siguri të plotë ndërkombëtare.
Marrdhënjet me fqinjët siç theksoni zoti analist sipas jush duhet ti përmirësojmë me Malin e Zi dhe me Maqedoninë po si mund të përmirësohen marrdhëniet me këto shtete pa kurrfar kushtëzimi paraprak që vëllezërit tanë nuk i gëzojnë të drejtat elementare në këto shtete si rast konkret Maqedonia artificiale pa as një element nacional të shtetësisë , as sllavë komplet,as bullgarë komplet as grekë komplet me një "nacionalitet " asnjëns dhe të dyshimtë,me një histori 60 vjeçare e themeluar me rastin e themelimit të ish Jugosllavisë pas luftës së dytë botërore, e sot ta cenon prejardhjen tënde si komb ndër ma të lashtit e rajonit. Si more zotëri Matoshi sipas jush rrjedh mendimi që t'ju kërkojmë edhe falje fyerjet që na u bënë botërisht para pak ditësh nga Enciklopedia sllavomaqedane
duke e nxitur provokimin ma të rënd të destabilizimit në rajon.Zoti Berisha poenët ma të mëdhaja që i përfiton si politikan është se nuk rrinë qengj pran faktorit ndërkombëtar as kukull kur është në pyetje interesi kombëtar siç ishte rasti i shprehur gjatë kësaj vizite se“Shqipëria dhe Kosova janë dy vende të ndryshme, por një komb. Nuk ka askund dy kombe shqiptare, dy kombe serbe dy kombe kroate etj. Por, ato nuk janë vende të huaja dhe ky koncept duhet të largohet, jemi vëllezër”të një gjaku .kulture dhe gjuhe .Boll ma që ta luajmë rolin vetëm duke u mbrojtur pran fqinjve sllav me agresivitetin e tyre erdhi ngushtimi i trojeve shqiptare besoj se e din çdo shqiptar.Zoti Halili këto koncepte dhe qëndrime të lidershipit shqiptar i trembin vetëm zyrtarët e Rusisë dhe Serbisë siç quan pluhur këto ditë për vizitën e Sali Berishës në Kosovë e jo kurrsesi miqtë tanë amerikan dhe shtetet aleate që e njohën pavarësinë e Kosovës.

Ta mbrojmë miqësinë shqiptaro-amerikane