Turizmi i zhvilluar në Turqi dhe përspektiva gjeostrategjike e bregdetit shqiptar për turistët e huaj

Turqia ka një turizëm shumë të zhvilluar me një klimë të mirë dhe një infrastrukturë me ndërhyrje investimesh dhe zbukurimi nga faktori njëri, por Shqipëria posedon një strategji shumë ma të lartë me pozitën e sajë gjeografike në mes detit Adriatik dhe detit Jon në juglindje të Europës dhe ka një bregdet të pasur me plazhe të mëdha me rërë të gjitha llojeve nga Shengjini deri në Durrës, Vlora është e pasur edhe me plazhe rërore dhe gurore, ku vazhdon deri në Sarandën e bukur dhe terheqëse për turistët e huaj me një parashikim studiues të një analisti amerikan siq thotë po që të shfrytzohet turizmi i mirfillt në Shqipëri , në 400 km e sajë bregdetare, mund të jetojnë, vetëm nga të ardhurat e turizmit mesë 20 milion banorë, por dhe me bukuri shumë të rralla natyrore ku në të njejtën kohë mund të bëhet edhe turizmi malor, në të ardhmen shpresohët që qeveria e Shqipërise do të nxis zhvillimin e turizmit me qëllim të përfitimit dhe te joshjes së turistve të huaj .
Ishte ditë e diel, një ditë me diell dhe e ngroht .përshpejtuam me familje t'ju përmbahem rregullave te Ajroportit të Shtutgardit që se paku të jemi dy orë para kohës së nisjes së ajroplanit pikërisht për Antali të Turqisë një emër që e kisha dëgjuar shpesh herë si një qytet turistik në Turqi.Ora u ofrua, njerëzit nxitonin se cili në drejtimin e vet , edhe neve na erdhi radha për fluturim. Udhëtuam rreth dy ore e dyzet minuta ,ju afruan sipas pamjes nga larg pikës së aterrimit të ajroplanit duke u penguar shpeshë herë nga një mjegullë e pa pritshme që ta shihshim afërsinë e tokës.më të ulur distancën e lartësisë së tokës u dukenshin kodrinat e thepisura me shkëbinjë të mëdhenjë,duke ju afruar tokës rrënjëz maleve të larta filluan të dukëshin serat e plantazhëve prodhuese të pemë- perimeve me mijra hektareve.Atërruam në ajroportin e Antalisë një ajropert i madhë ndërkombtar. Ne me te dalë nga ajroprti ishim të pritur në formë të organizar dhe mesuam se kishim me udhëtuar nga Antalia për në pikën turistike të Alanys, një qytet qe u shtrinte në jug të Turqisë edhe 130 km .Vazhduam rrugën për në Alany ku mbretronte mjaft vapë. Udhëtimi ishtë buzë brtegdetit ku ju afruam qytetet ma të preferuar të turizmit në Turqi, një qyteti që në të kaluaren ishte një vend bananesh tani i shendrruar në një gjigant te turizmit nga e gjithë bota.

Pamje nga një pjesë e plazhit me një hapsirë të mjaftueshme thithse te rrezëve të diellit dhe dallgve të detit levizjes së mjaftueshme të pushuesve e jo siq është bërë në Shqipëri në disa vende duke ndërtuar pa projekte ose plane sipas interesave të qytetit, vlen ta theksoj lexues të nderuar vene re nese e vizitoni Durrësin pikërisht të shkembi i Kavajes është një hotel shumë katësh i ndërtuar shumë afër ujit ku deri ora 11.30 minuta pengontë diellim,dhe pjesa ku i takonte atij pronari të përfitoj para nga çadrat dhe karrikat shtrirëse i mbeste bosh fare pa pushues, por shkak të hijes që lëshonte lartësia e objektit, pushuesit iknin nga aty i cili jo që i kishte prishur pamjen plazhit por investimi i gabur është dëm për shoqërine dhe vetveten?

Një qytet 120.000 banoresh brenda vitit në sezonin turistik i pret mbi dy milion turist
Një qytet i cili ka një shtrierje gjeografike 130 km nga Antalia dhe rreth 9oo km nga Stammbolli,me një klimë shumë të mirë,një qytet qe ka 120.000 banorë dhe me një infrastrukturë shumë të bukur .Një qytetet qe para 25 vitësh ishte prodhuese e banananëve dhe pemë- perimeve tani një qytet turistik dhe gjigant i cili vizitohët hiq ma pak se 2 milion turist nga e gjithë bota për një sezone turistike,një qytet që para 15 vitësh kishte vetëm dy hotele tani numëron me qindra e qindra nga ma luksozit me pishina, salla sportive, me sisteme klimatike dhe shëbime shumë të mira,po thuajse të gjithë ,një numer i tyre me sherbime tradicionale të ashtuquajtur sipas vendasve hamame të paisur me sauna dhe fiziterapeut duke ju kryer shërbimet e masazheve turistve.Para 15 vitesh sipas të dhenave të qytetareve 4-5 vënde ka pasur derdhje të ujrave të zeza tani falë Hasan Spajollit prefekt i qytetit, që para 12 vitesh në zgjedhjet elektorale e fitoj mandatin që ta udhëheqë këtë komunë i cili akoma gjindet ne të njejtin post , beri reforma nga ma të medhatë në rajon, i cili bëri një epokë në vete ,i krijoj një histori të re me një zhvillim në të gjitha fushat,të shëndrruar një qytet turistik, ndër ma të kërkuarit në Turqi,me parqe të bukura ,bulevarde,fusha sportive , shadrovane,ushtrimore sportive,lojra të ndryshme gjithnjë në mes plazhit dhe qytetit, pjesës së banueshme,me një treg të mbuluar ku tregtarët bënin punën e vet, me lokale nga me të ndryshmet por edhe me artizanate tradicionale vendore etj. Shteti nxorri projektligje privilegjuese për investitoret e huaj ku vlen të përmendet vetëm në këtë qytet banonin me se 7000 gjermanë të cilët kishin blerë pallate ,hotele apartamante etj. Këtu kishte investitor edhe nga Norvegjia,Holanda, Belgjika Suedia Britania,Austria, Zvicerra dhe në kohën e fundit edhe nga Rusia dmth rrjedh kuptimi së pjesa dërmuese e turistëve dominonte po nga këto shtete.

Turqia ka një turizem shumë të zhvilluar me një klimë të mirë dhe një infrastrukture me ndërhyrje investimesh dhe zbukurimi nga faktori njeri por Shqipëria posedon një strategji shumë me të lartë me pozitën e saje gjeografike dhe një bregdet të pasur me plazhe të mëdha më rërë të gjitha llojeve nga Shëngjini deri në Durrës, Vlora është e pasur edhe me plazhe rërore dhe gurore ku vazhdon deri në Sarandën e bukur dhe terheqëse për turistët e huaj me një parashikim studiues të një analisti amerikan siq thotë po që të shfrytzohet turizmi i mirëfillt në Shqipëri në 400 km e sajë bregdetar mund të jetojnë vetëm nga të ardhurat e turizmit mëse 20 milion banorë por dhe me bukuri shumë të rralla natyrore ku në të njejtën kohë mund të bëhët edhe turizmi malor. Në të ardhëmen shpresohët që qeveria e Shqipërise do të jetë zëdhënese dhe sygjeruese, nxitëse e zhvillimit të turizmit në Shqipëri,Kosovë ,Ulqin dhe qytete tjera shqiptare turistike në Maqedoni me qellim të terheqjes së turisteve të huaj .

Propozim -sygjerime për nryshimin e zhvillimit të turizmit ne Shqipëri


Çka duhet të bëjë ministria e turizmit në Shqipëri?
1.Të bëjë një reformë plan projekt per gjithe bregdetin shqiptar .
2. T'i kushtoj rëndësi stabilitetit dhe sigurisë per turistët e sidomos për te huajt.
3. Të nxjerre ligjin mbi investitorët e huj duke u mbeshtetur nnjkohesisht edhe ne faktorin emigrant të popullit shqiptar qe ka nje emigracion shume te madhe pikerisht në shtetet perendimore me nje ekonomi te zhvilluar .
4. Mos te krijojme nje kënaqësi me vershimin e vetem turisteve nga kosova me nje ekonomi të rrënuar pas luftës së Kosovës ose me një Maqedoni të varfur.
5. Tërregullohen bulevadet të shoqëre oaza me parqe,tusha pulik , taulete publike me qellim te ruajtjes së higjenë sneper plazhet e vendit.
6.Të rrënohen ato objekte që janë ndërtuuar në vende jo te duhura.
7.Të hapën agjenësi në të gjitha vendet e Europës me qëllim publikimi bukuritë natyrore të Shqipërisë për t'i përfituar turistët e huaj.
8 Te favorizohet dhe te ruhet fillimisht çmimi i lire i shërbimeve pë turistët, me qellim të përfitimit nga kriza globale qe ka goditur gjithe botën.
9. Të formohen agjenësi për të organizuar shetitjen e turistve me mjete lundruese nëper brigjet e bukura të bregdetit tonë një distancë jo të largët që turisti të kthehet në hotel gjatë ditës.
10.Te krijohen kushtet qe te vizitohen monumentet e kulturës dhe arit shqiptar, që fatmirësisht nuk i kanë edhe popuj të mëdhenjë.
11.Të paramendohet për parkingje te veturave sepse Shqipëria mund te vërshohet nga turistët e vendeve europiane qe nga të gjitha ato vende qe u p ë rmenden me rastin e Turqisë që turistet kanë ardhur permes rrjetit ajror,në Shqipëri mund të vijnë përmes rrjetit tokësor .Pë dy javë aq sa isha ne at ë qytet 2 milion turisësh gjatë një viti asnjë autotargë të huaj nuk e pashë në Turqi.
12.Të hapën në çdo pjesë t ë vendit kampingje për pushuesit dhe turist ë t q ë vijnë me autokompshtepiza ose me çadra përsonale ose ma shume përsona.

Nga të dhënat e lartpërmendura rrjedhin faktë se Shqipëria është vendi ma i ri me turizem ku rrugët që po ndërtohën nga qeveria aktuale janë elemente kryesor që Shqipëria me hy në fazën e zhvillimit të turizmit me një teknologji moderne, sepse natyra e Shqipërisë është fare e brisht dhe e pa prekshme. Pozita gjeografike shumë e mirë me një klimë ma të përshtashme në Europë ku që nga shtetet Skandinave ,Belgjika,Polonia Çekia Gjermania,Franca,Austria mund të vijnë me vetura.Kjo është një përparësi që Shqipëria përfiton nga pozicioni i saj gjegrafik që për me shkua një turist holandez ose gjerman për Turqi i nevoiten edhe 2000 km rrugë njëdrejtimshe,ose patjetër i duhët të udhëtoj me mjete ajrore ku si perfundim është një hargjim i pa llogaritshëm ku me shpenzimet shtesë nga Shqipëria deri në Turqi ose Greqi del se një turist i huaj është shumë i përfituar dhe i kursyer për gjepin e vet, që pushimet ti kryej në Shqipëri ,nga e gjithë kjo rrjedhë së koha po vepron në interesin e popullit shqiptar dhe për popullin shqipëtar qe ta shfrytzojn gjeostrategjine e vet qe na ka dhuruar perendia,dhe është koha që të bejmë një ser reformush për një turizëm të mirëfillt .